Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Humbja në “El Clasico” s’falet, Real Madrid LARGON Xabi Alonso-n

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Humbja në “El Clasico” s’falet, Real Madrid
Xabi Alonso

Xabi Alonso nuk do të jetë më trajner i Real Madrid. Humbja përballë Barcelonës në “El Clasico” mbrëmë, sfidë e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës, s’është falur nga drejtuesit.

“Los Blancos” ulën në stol 44-vjeçarin spanjoll në qershor të vitit që lamë pas. Alonso i drejtoi madrilenët në 34 ndeshje, duke marrë 24 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje, statistika që s’kanë bindur presidentin Florentino Perez.

Tashmë, Alonso është në kërkim të një aventurë të re. Por misionin më të vështirë e ka Reali, i cili duhet të gjejë sa më shpejt një trajner, që mund të menaxhojë yjet e ekipit si Vinicius, Mbappe dhe Bellingham.

Poll

Lexo gjithashtu