
Hansi Flick
Barcelona nuk ka vonuar dhe menjëherë pas zyrtarizimit të largimit të Xavi hernandez ka zyrtarizuar edhe Hansi Flick. Timonieri gjerman do të zëvendësojë kështu spanjollin, teksa i besohenn çelësat e skuadrës për sezonin e ri.
Katalanasit e kanë prezantuar në mënyrën e veçantë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Flick ka thënë edhe fjalët e para si trajner i Barcelonës.
“Ky është momenti i duhur, Flick është këtu”, ka shkruar klubi, ndërsa gjermani në video përshëndet të gjtihë tifozët katalanas dhe në fund thekson “Forca Barça”.
It's our moment.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 29, 2024
Flick is here. pic.twitter.com/ysb35a6l35
Poll