Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

UEFA nuk fal racizmin e tifozëve të Real Madrid, i mbyll stadiumin dhe gjobit klubin spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA nuk fal racizmin e tifozëve të Real Madrid, i mbyll stadiumin dhe
Tifozët e Real Madrid

UEFA ka njoftuar se ka mbyllur një pjesë të stadiumit të Real Madrid për një ndeshje të pacaktuar, si dhe ka gjobitur klubin. Shkak për këto vendime janë bërë sjelljet raciste nga tifozët madrilenë.

Megjithatë, mbyllja është pezulluar, duke e vënë në “rizbatim” vetëm nëse këto raste racizmi do të përsëriten apo nëse do të ketë shkelje të tjera.

DEKLARATA:

“Real Madrid C.F. gjobitet me 15,000 € dhe urdhërohet të mbyllë pjesërisht stadiumin Real Madrid C.F. (domethënë, 500 vende ngjitur në tribunën e poshtme jugore) për ndeshjen e ardhshme (1) të garës së klubeve të UEFA-s në të cilën Real Madrid C.F. luan si ekip vendas, për shkak të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj”.

Por, më tej institucioni më i lartë në futbollin evropian, shpjegon se sanskioni i mbylljes së stadiumit nuk do të jetë përballë Manchester City në UEFA Champions League, por do të zbatohet nëse ka shkelje të përsëritura.

“Mbyllja e stadiumit të lartpërmendur është pezulluar për një periudhë prove prej një (1) viti, nga data e këtij vendimi”, thuhet më tej në deklaratë.

Poll

Lexo gjithashtu