Lamine Yamal
Barcelona fitoi 1-0 në shtëpi përballë Celta Vigo-s mbrëmjen e djeshme, falë një goli të shënuar me penallti nga Lamine Yamal. Por pikërisht ky i fundit, ka shqetësuar jo pak katalanasit.
Duket se talenti spanjoll ka pësuar një dëmtim tepër serioz, teksa sot do të kryhen edhe testet mjekësore, për të mësuar më shumë rreth situatës. Por, ajo ç’ka tremb yllin e sulmit është mungesa në Botëror.
Një mungesë përballë Real Madrdi në “El Clasico-n” e 10 majit është mëse e mundur, por duhet të mësohet nëse Yamal do të jetë në Botëror. Në rast të kundërt, do të ishte një goditje e fortë për Spanjën.
View this post on Instagram
Poll
