Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

"Sociedadi i fortë, fituam duke vuajtur", Ancelotti shuan zërat e merkatos: Guler edhe sezonin tjetër te Reali

Shkruar nga NEWSPORT
"Sociedadi i fortë, fituam duke vuajtur", Ancelotti shuan
Carlo Ancelotti

Real Madrid fitoi mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Real Sociedad, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të La Liga. “Los Blancos” fituan me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të sfidës që u shënua nga talenti turk, Arda Guler.

Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Realit, Carlo Ancelotti. Ky i fundit nuk kursen elozhet për Arda Guler, duke e quajtur talentit turk një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e ekipit. Gjithashtu, tekniku italian thekson se dëshiron të mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit kampion, gjë të cilën Reali e bën nëse merr edhe 4 pikë.

“Në këtë ndeshje të gjithë ata që kanë pasur më pak minuta këtë sezon, kanë bërë mjaft mirë. Arda Guler ka një plus sepse shënoi golin e fitores dhe për mendimin tim ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

Nuk ka asnjë dyshim, Arda Guler do të jetë pjesë e Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm. Më bindi edhe në lëvizjet që ai bënte pa top në këmbë, ai ka shumë talent. Është ende i ri dhe pak nga pak do të bëhet më shumë protagonist.

Skuadra? Real Madrid luan shumë mirë futboll, mbi të gjithë një lojë ofensive që mua më pëlqen shumë. Nuk është e lehtë të fitosh në transfertë përballë Real Sociedad. Megjithatë, ne kemi një skuadër me organikë të plotë dhe fituam mes vuajtjeve. Na duhen edhe 4 pikë për titullin dhe jemi shumë afër këtij objektivi”, ka thënë trajneri italian, Carlo Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga