
Espanyol është rikthyer në La Liga pas fitoress 2-0 që arriti ndaj R. Oviedo. Një triumpf i rëndësishëm për ekipin ku luan Keidi Bare, i cili mundi të siguronte ngjitjen në elitë në sfidën “Play-Off”.
Pas këtij suksesi, mesfushori shqiptarë ka reaguar në rrjetet sociale. Bare falenderon të gjithë skuadrën për kontributin e dhënë dhe tifozët për mbështetjen. Ndër të tjera nënvizon se tashmë lojtarët duhet të rikarikojnë bateritë për sezonin e ri.
“ESPANJOL ËSHTË I PARI! ????
Ka qenë një sezon i vështirë në çdo kuptim, por me shumë punë dhe mund ia kemi arritur qëllimit. Kemi luftuar deri në fund ashtu siç e meriton kjo mburojë dhe e kemi kthyer Espanjolin aty ku duhet. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjithmonë. Tani është koha për të shijuar, pushuar dhe rimbushur bateritë për gjithçka që vjen më pas!”, ka shkruar mesfushori i Kombëtares.
View this post on Instagram