Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

"Qëndrimi, vendim i duhur nga Xavi", Ancelotti për ankesat e Barçës: Fjalët i merr era, nuk ndikohemi

Shkruar nga NEWSPORT
"Qëndrimi, vendim i duhur nga Xavi", Ancelotti për ankesat e
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti doli para mediave në prag të ndeshjes që Real Madrid do të luajë në transfertë përballë Real Sociedad. Trajneri i “Los Blancos” tregon objektivat dhe gjendjen e skuadrës, por ndalet të flasë edhe për qëndrimin e Xavit te Barcelona.

Si do e përballojë skuadra Sociedadin?

“Kemi shumë entuziazëm brenda ekipi, objektivi është shumë i qartë. Jemi 7 pikë larg fitores së La Liga-s dhe objektivi është ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për të fituar”.

Qëndrimi i Xavit te Barcelona?

“Ai ka bërë një punë të mirë te Barça, ai e njeh mirë klubin. Mua më duket vendimi i duhur”.

Laporta ka kërkuar përsëritjen e ndeshjes, por Barcelona ka edhe ankesa…

“Ajo ç’ka thotë Laporta është një opinion. Unë nuk komentoj opionione. Nuk më shqetësojnë ankesat e Barçës, asgjë rreth nesh nuk ndikon aspak. Duam të përfundojmë sezonin në një mënyrë fantastike. Nuk kam çfarë shtoj, janë mendime, fjalë… fjalët i merr era”.

Gjendja e Rodrygos, Bellingham dhe Mendy?

“Bellingham kishte një problem në stomak, ndërsa Rodrygo është në një gjendje gripale. Mendy është mirë, por nuk ka udhëtuar me ne për këtë ndeshje, pasi unë dua që ai të punojë për t’u rikthyer për ndeshjen e Champions League”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga