Reagimi aspak i hijshëm i Vinicius kundrejt vendimit të trajnerit Xabi Alonson për të zëvendësuar sulmuesin barazilian solli habit të madhe në shtypin Europian e më gjerë.
Mediumi “El Mundo Deportivo” i ka kushtuar një shkrim pas ndeshjes me Barcelonën sjelljes së Vinicius me titullin “pse gjithmonë unë?”.
Në brendësi të shkrimit, bëhet lidhja mes anësorit brazilian dhe sulmuesit që ka mbetur pa klub Mario Balotelli. Gjatë kohës kur “SuperMario” ishte pjesë e Manchester City dhe trajner Roberto Mancini, Balotelli kishte vazhdimisht pakënaqësi mbi vendimin e teknikut italianë kur e zëvendësonte bomberin.
Ai e shprehnte revoltën hapur, me frazën “pse gjithmonë unë?”. Kjo qasje po ndodh aktualisht edhe te Reali mes Vinicius dhe Xabi Alonsos.
