
Lamine Yamal është një nga liderët e skuadrës së Barcelonës. Spanjolli fale paraqitjeve të tij ka shkëlqyer me blaugranat.
Në një intervistë të dhënë për fazën zyrtare të UEFA-s, Yamal ka theksuar se ai luan futboll dhe dëshiron të shijojë. Në këtë pikë nuk preferon të shikojë aspak statistikat, port ë kënaqet vet dhe të kënaqë tifozët.
“Unë mendoj se çelësi është të mendosh për veten, të përpiqesh të bësh më të mirën për ekipin tënd. Unë nuk jam një lojtar që i shikoj shumë statistikat, unë luaj për të shijuar, që njerëzit të kënaqen dhe padyshim të fitojmë.
Nuk përqendrohem nëse dikush tjetër ka më shumë apo më pak se unë. Kur shikoj ndeshjen e një skuadre tjetër, dua ta shijoj, dua të shoh lojtarët që vijnë përballë tyre, sepse fundi ka të bëjë me kënaqësinë time, në mënyrë që njerëzit ta shijojnë.
Hansi Flick? Ai është një person shumë i sjellshëm, me të cilin mund të flasësh. Ai të pyet se si je, të mëson shumë dhe kam mësuar shumë prej tij. Kjo e bën atë të respektuar si trajner dhe si person. Ai është i rreptë, por në të njëjtën kohë di të kuptojë se çfarë bën në aspektin mbrojtës dhe çfarë duhet në një moment të caktuar për çdo lojtar. Ai na jep besim dhe na inkurajon të shijojmë lojën”, ka theksuar talenti spanjoll.