Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Nuk jam i shqetësuar”, Joan Laporta në krah të Lamine Yamal: Është më i pjekur se çdo fëmijë tjetër, është një gjeni

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jam i shqetësuar”, Joan Laporta në krah të
Lamine Yamal - Joan Laporta

Luan Laporta ka folur së fundmi për Lamine Yamal. Kreu i Barcelonës ka theskuar se nuk është aspak i shqetësuar nga jeta që bën talenti spanjoll jashtë fushës së lojës.

Sipas Laportash, 18-vjeçari është shumë herë më i pjekur se bashkëmoshatarët e tij. Gjithashtu ka deklaruar se është në gjeni dhe çdo ditë po përmirësohet akoma më shumë, sepse ende nuk ka arritur kulmin e tij.

“Nuk jam aspak i shqetësuar. Ai është një lojtar që duhet të mbrohet dhe të mbështetet, por është shumë më i pjekur se çdo fëmijë tjetër i moshës së tij.

Ai aktualisht po përballet me probleme pubalgjike dhe është shumë e lavdërueshme që ai ende po luan. Kjo tregon përkushtimin e tij.

Si futbollist, ai është një gjeni. Duhet ta mbrojmë dhe ta ndihmojmë të përmirësohet çdo ditë, sepse ende nuk e ka arritur kulmin e tij. Ai është më i miri në botë në pozicionin e tij”, ka theksuar kreu i Barçës.

Poll

Lexo gjithashtu