Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mungoi në stërvitje, Carlo Ancelotti flet për gjendjen e Kylian Mbappe

Shkruar nga NEWSPORT
Mungoi në stërvitje, Carlo Ancelotti flet për gjendjen e Kylian
Carlo Ancelotti - Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ditën e djeshme shqetësoi jo pak drejtuesit, pasi mungoi në seancat stërvitore. Gatishmëria e tij për gjysmëfinalen e Copa del Rey u vu në rrezik.

Në lidhje me gjendjen e sulmuesit ka folur Carlo Ancelotti. Timonieri italian ka theksuar se francezi ka probleme me dhëmbët, por është grumbulluar me ekipin.

Sipas tij të gjithë lojtarët që janë grumbulluar dhe janë pjesë e listës së skuadrës kanë shanset për të luajtur ditën e nesërme ndaj Real Sociedad. Kështu kjo lë të nënkuptohet se Mbappe do të marrë minuta në gjysmëfinale.

“Mbappe do të udhëtojë me ne. Ai kishte problem me dhëmbin dhe nuk ushtroi me ne. Të gjithë ata që do të udhëtojnë do ta kenë një rast. Kjo vlen edhe për Endrick”, ka theksuar timonieri italian. Reali Madrid do të përballet me Real Sociedad ditën e nesërme në orën 21:30 në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga