Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mban me “hatër” Lamine Yamal? Hansi Flick “shpërthen” para gazetarëve: Idiotësira!

Shkruar nga NEWSPORT
Mban me “hatër” Lamine Yamal? Hansi Flick
Hansi Flick & Lamine Yamal

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick duket se nuk i ka mbajtur dot nervat gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Girona. 60-vjeçari u shpreh i shqetësuar për mungesat e shumta që do të kishte gjatë këtyre ndeshjeve, por duket se një pyetje e bëri të dilte nga vetja.

Një gazetar e pyeti gjermanin për rastin e Lamine Yamal, i cili spekulohet se kishte mbërritur me vonesë në stërvitje gjatë ndeshjes që katalanasit kishin ndaj kampionëve francez PSG. Pyetja ishte se pse Yamal startoi në atë ndeshje, kur lojtarë të tjerë që e kishin thyer këtë rregull më parë kishin “ngrohur” pankinën. Ndërkohë që përgjigja e tij ka qenë e rreptë dhe e prerë.

“Kush i ka shpikur këto idiotësira po gënjen. Nuk kam ç'të fsheh sepse nuk është e vërtetë. Secili mund të thotë cfarë të dojë, por unë e di më mirë situatën. Na mungon Raphinha dhe shpresoj të rikthehet në kohë e të jetë gati për “El Clasico”. Mungesat na dëmtojnë, por ndoshta është dita që lojtarët e “La Masia” të kenë shansin e tyre”, ka thënë gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu