Real Madrid do të luajë përballë Celta Vigos këtë të premte, në duelin që hap javën e 27-të të kampionatit spanjoll. Në këtë përballje “Los Blancos” do tentojë të dalë me pikë të plota për të ngushtuar diferencën me Barcelonën kryesuese në vetëm 1 pikë.
Situata me lojtarët mbetet shqetësuese, pasi në listën e mungesave për trajnerin Alvaro Arbeloa janë gjithsej 10 futbollstë, 4 prej të cilëve pjesë e rëndësishme e fazës së mbrojtjes.
Kështu, Reali duhet të bëj pa praninë e Mbappe, Bellingham, Rodrygo, Mastantuono, Carreras, Huijsen, Militao, Alaba, Ceballos dhe Camavinga, shkruan në postimin e tij gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Mungesa të rëndësishme për Arbeloan në një transferë të vështirë përballë një kundërshtari kompleks si Celta. Kujtojmë që në ndeshjen e parë, Real Madrid u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2, kur asokohe drejtohej nga ish trajneri Xabi Alonso.
