Real Madrid ka arritur të fitojë 4-0 me Osasuna-n ditën e sotme në La Liga.Mirëpo kjo fitore në “Bernabeu” është shoqëruar me një shqetësim serioz në kampin madrilen.
Qendërmbrojtësi i Realit, Eder Militao është dëmtuar dhe është dashur largimi i tij me barelë pas një goditjeje këndi. Braziliani ra në tokë dhe bërtiti nga dhimbja. 26 vjeçari këputi ligamentin dhe kjo e detyron të mungojë për një kohë të gjatë.
Edhe bashkëkombasi i tij Rodrygo u detyrua të dilte jashtë loje prej një lëndimi. Të dy janë përzgjedhur për skuadrën kombëtare të Neymar për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës kundër Uruguajit dhe Venezuelës. Gjithsesi, pas ndeshjes me “Pamplonasit” paraqitja me “Seleçao” duket e pamundur.