
Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Padiskutim vitin 2024 do të mbahet mend gjatë nga spanjolli, i cili në moshën 17-vjeçari fitoi kampionatin europian me Spanjën.
Por jo vetëm kaq, ka arritur të shënojë gola vendimtarë edhe për Barcelonën, duke u shndërruar në një pikë kyçe në formacionin e katalanasve. Në një intervistë për “Spot”, Yamal ka theksuar se Euro 2024 ishte për të shumë i rëndësishëm për hapin e madh në karrierë.
“Ajo që çdokush ëndërron është të luash në një kampionat evropian, duke parë tifozët me fanellat e tyre. Kampionati Evropian ishte një moment shumë i rëndësishëm.
Gjëja më e rëndësishme është të jesh i lumtur dhe të argëtohesh, të mos mendosh për asgjë, por vetëm për futboll. Stili i lojës është ajo që ndikon shumë tek një lojtar”, ka theksuar Yamal.