Xabi Alonso dhe Vinicius
Në ndeshjen e javës së 10-të në La Liga mes Real Madrid dhe Barcelonës (26 tetor, 2025), trajneri Xabi Alonso mori guximin që në minutën e 72 të zëvendësonte sulmuesin Vinicius me Rodrygo.
Kjo zgjedhje e trajnerit spanjoll nuk u prit aspak mirë prej yllit brazilainë, i cili nisi të protestonte duke ngritur duart lartë dhe thënë fjalë nën dhëmbë.
Gjatë javëve të fundit, kanë qarkulluar intesivisht informacione se te “Galaktikët” është krijuar “klan” kundër Alonsos. Megjithatë, gjithçka ka ndryshuar në orët e fundit.
Raportimet e spanjolles “AS” bëjnë të ditur se sulmuesi Vinicius ka bërë “paqe” me trajneri Xabi Alonos dhe se brazilani ka besim te projekti i 44-vjeçarit në “Santiago Bernabeu”.
Poll
