Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior tregoi një nivel të mirë kundër Real Betis, pasi zhvilloi aksione mjaft të sakta në krahun e majtë, gjë e cila jo pak herë i vuri në “presion” kundërshtarët. Megjithatë, me sa duket kjo nuk mjaftoi për të bindur sërish klubin por edhe turmën në Santiago Bernabeu, e cila e ka shoqëruar me fishkëllima.
Situata e tij në klub, nuk është aspak e favorshme, kjo pasi marrëdhënia e tij me Xabi Alonson nuk është gjithashtu e shkëlqyer. Duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, bisedimet për një largim nuk janë të pajustifikuara.
Ndërsa sipas medias “The Guardian”, Chelsea është e gatshme të shpenzojë një pasuri për të siguruar anësorin në verë. Skuadra angleze është e përgatitur të ofrojë rreth 158 milionë euro për të nënshkruar me Viniciusin, duke ditur dhe rrethanat e pafavorshme në Madrid. Kjo e fundit është e lidhur dhe me mos dakordësine e dy palëve për kushtet ekonmike.
