
Marc-Andre Ter Stegen përjetoi një moment të keq në shtator të këtij viti. Portieri gjerman doli me barelë pasi u dëmtua keq nga një rënie në sfidën me Villarealin fituar 5-1 nga Barcelona.
Gardiani këputi një tendinë në gju dhe fillimisht i duhej të humbte të gjithë sezonin futbollistik. Portieri i Barcelonës po i nënshtrohet një trajtimi me qeliza staminale, i cili jep fryte të menjëhershme. Kjo metodë njihet për shërimin e lëndimeve me një frekuencë të lartë. Tashmë te Barcelona po edhe tek vetë gjermani ka optimizëm.
Përfaqësuesi i portës së “Panzerave” mund të rikthehet në prill dhe të jetë në dispozicion të klubit. Katalanasit kanë filluar të festojnë, pasi për momentin portën e mbron i riu Inaki Pena dhe polaku Szczeny ende nuk ka nisur me fanelën e re.