Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ancelotti i kundërpërgjigjet deklaratës së Xavit: Nuk ishte gol, edhe penalltia ishte e qartë

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti i kundërpërgjigjet deklaratës së Xavit: Nuk ishte
Carlo Ancelotti

Real Madrid arriti të sigurojë fitoren ndaj Barcelonës, me madrilenët që triumfuan me përmbysje në “Santiago Bernbeu” me shifrat 3-2. Një fitore e rëndësishme për “Los Blancos” që tashmë shkojnë 11 pikë mbi Barçën që ndodhet në vendin e dytë.

Pas kësaj fitoreje ka folur Carlo Ancelotti, i cili ka theksuar se ishte një fitore e merituar nga të tijtë. Ndërsa në lidhje me deklaratat e Xavi Hernandez, nënvizoi se të gjithë janë të lirë të thonë çfarë të duan, ndërsa i kujtoi penalltinë e Lucas Vasquez.

“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi. Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë. Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë. Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë. Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vásquez) mendoj se është e qartë.

Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, deklaroi Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga