
Me përfundimin e Euro 2024, tashmë vëmendja e kombëtareve është ktheyr nga Kupa e Botës 2026. Siç tashmë dihet ky turne do të zhvillohet në Amerikën e Veriut. Rikthim pas 3 dekatash në Amerikë, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do të presin këtë kompeticion gjigand.
Një plan ambizioz është prezantuar nga FIFA, ku 48 ekipe do të jenë në fazën finale të këtij turneu, me sfidat që do të zhvillohen në 16 qytete të ndryshme dhe në të 3 shtetet e sipërpërmendura. Organizatorët amerikanë kanë nisur punën, ku pjesa më e madhe e energjive janë fokusuar te përshtatja e impianteve.
Terrenet e fushave janë shumë të rëndësishme dhe studiues të fushës po punojnë që pas dy vitesh ato të jenë në kushtet më optimale. Mes tre organizatorëve të “Botërorit 2026”, Kanadaja do të presë për herë të parë këtë turne, ndërsa Meksika e ka zhvilluar dy herë në shtëpi në vitin 1970 dhe 1986, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994.