Pesë gola dhe një asist në 5 ndeshjet e fundit është bilanci i Jamal Musiala me fanellën e Bayern Munich. Performancë fenomenale nga 21-vjeçari i shndërruar në një futbollist kyç për gjigantin e Bundesligës gjermane.
Pavarësisht kësaj, nga grumbullimi me kombëtaren gjermane, Musiala nuk mendon për skuadrën e Bayern, por për atë që duhet të bëj në fushë me “Pancerat”. Ai la gjithçka të hapur për një rinovim të marrëveshjes që zgjat deri në verën e vitit 2026.
"Nuk mund të them shumë për temën e kontratës. Fokusi im është te kombëtarja dhe tani për tani dua të përqendrohem në ndeshjet ndërkombëtare. Por jam i lumtur në Mynih,” tha Musiala për mediat gjemane.
Poll