
Steven Gerrard është një legjendë e Premier League, Liverpool dhe Anglisë. Ish-mesfushori i Liverpool ishte një nga lojtarët më të mëdhenj të epokës së tij dhe u rezistoi sulmeve nga klube si Real Madrid apo Chelsea, të cilët do të ishin të gatshëm të bënin çmendurira për ta rrëmbyer nga Reds.
“Nuk jam penduar kurrë për atë vendim. Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, do të bëja të njëjtën gjë,” pranoi ai në një intervistë për MBC Masr 2. Gerrard ngriti 11 trofe në 17 vjet në Liverpool, duke përfshirë Ligën e Kampionëve të vitit 2005.
Tani, si trajner i Al-Ettifaq, ai ëndërron të sjellë Lionel Messin në Arabinë Saudite. “Për mua do të ishte një ëndërr të kisha Messin në Al-Ettifaq. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të ishte një pasuri e madhe për klubin. E di që do të jetë e vështirë ta shohësh atë në Arabinë Saudite, por nuk ka asgjë të keqe të ëndërrosh”, tha Gerrard.