
Jose Mourinho kërkon përforcime sërish për Fenerbahce. Portugezi i ka “shkelur syrin” yllit të Arsenal, i cili është për momentin lojtari i preferuar.
Oleksandr Zinchenko mund të transferohet në Turqi si një përforcim shumë i rëndësishëm për ekipin e Mourinhos, i cili do të bënte “top” repartin e mbrojtjes. Tek Arsenali ukrainasi nuk është i pa lëvizshëm dhe për këtë “Topçinjtë” mund të pranojnë të ulin edhe kërkesat e tyre.
Sipas gazetarit turk Sercan Hamzaoglu, Fenerbahce ka dorëzuar një ofertë zyrtare për Zinchenkon, dhe bisedimet mes palëve janë në rrugën e duhur. Edhe pse shuma e ofertës nuk është zbuluar ende, Hamzaoglu thekson se Arsenal kërkon rreth 13 milionë euro, një vlerë më e ulët se ajo që kërkonte më herët gjatë verës, kur për Zinchenkon kishte interes edhe nga Milan.