
Barcelona mori një fitore të rëndësishme në transfertë mbrëmjen e djeshme përballë Leganes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Municipal de Butarque”, përfundoi 0-1 në favor të katalanasve.
Kështu, Barcelona shkon në kuotën e 70 pikëve, plus 7 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Ndërkohë që në përfundim të duelit me Leganes, ka folur trajneri Hansi Flick.
"Skuadra luftoi për 95 minuta dhe kjo ishte e pabesueshme për t’u parë. Jam shumë krenar për këtë. Edhe tifozët duhet të jenë krenarë. Pika e kthesës ishte në ‘Montjuic’ kundër Atletico Madrid, sepse pavarësisht humbjes, luajtëm shumë mirë. Pas pushimit për Kombëtaret, skuadra po performon shumë mirë. Nuk më intereson Reali. Jemi të përqendruar te vetja jonë, te rikuperimi. Ia them gjithmonë lojtarëve të mi këtë, fjala ime më e përdorur është rikuperim”, ishin fjalët e Hansi Flick.