Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Ishte një zonë lufte", ndeshja për Kupën e Afrikës mbahet mes tensionesh

Shkruar nga NEWSPORT
"Ishte një zonë lufte", ndeshja për Kupën e
Libia

Benini ka luajtur ndeshjen kundër Libisë në kualifikueset për Kupën e Afrikës, CAF 2025. Takimi është zhvilluar në shtetin afrikano-verior dhe kjo ka ngjallur debate të forta.

FBF, Federata e Futbollit të Beninit ka shprehur acarim mbi mënyrën se si janë pritur në shtetin organizator. Libianët përballen me sfida të forta duke qenë se në vend shpesh plasin lufërat civile dhe paqëndrueshmëria ekonomike është e dukshme që pas rënies së regjimit të Gadafit.

Shteti arab është ndarë më dysh, me popullatën të frikësuar nga aktet terroriste prej grupeve milici që sundojnë shkretëtirën afrikane.

Steve Mounie, kapiteni i vendit të vogël afrikan ka theksuar se në Libi nuk mund të luhej futboll. Lojtari ka mbetur i çuditur nga jeta në këtë vend.

“Asnjë nuk na respektoi. Tifozët ishin të tmerrshëm, federata po ashtu. Ishte një vend kaotik. Nuk e di si mund të luash futboll aty. Kushtet ishin mizerable.

Libia ishte fiks si një zonë lufte. Një shtet që ishte i pushtuar nga anarkia.”, u shpreh kapiteni i Beninit.

"Ishte një zonë lufte", ndeshja për Kupën e
Kapiteni i Beninit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga