
Marco Asensio dhe Achraf Hakimi
Luis Enrique nuk e ka në planet e tij Marco Asension duke e mbajtur ish-sulmuesin e Real Madridit në bankën e rezervave. Lojtari me shumë mundësi mund të largohet nga Paris Saint-Germain.
Asensio mund të lërë Francën për një rikthim të mundshëm në Spanjë. Sipas mediave iberike, Real Sociedad dhe Real Betis janë në garë për shërbimet e ish-sulmuesit të Realit.
Paris Saint-Germain nuk do të niste asnjë bisedim mes palëve pa një ofertë prej 25/30 milionë euro për kartonin e Asensios. Në pesë ndeshjet e fundit për parisienët, sulmuesi nuk ka marrë pjesë në asnjërën prej tyre.
Poll