Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ish-lojtari i Juventusit dhe Interit njofton "pensionimin" nga futbolli, braziliani: Tërhiqem pas Kupës së Botës për Klube

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-lojtari i Juventusit dhe Interit njofton "pensionimin" nga
Ekipi i Brazilit

Braziliani, Felipe Melo, një lojtar me shumë eksperiencë ka njoftuar tërheqjen nga futbolli. Ka qenë vetë lojtari ai që ka njoftuar për largimin e përhershëm nga futbolli.

Braziliani do të “pensionohet” nga klubi aktual ku luan tani, Fluminense, klub nga i cili ka dal si talent në verën e ardhsme. Është zgjedhur kjo periudhë sepse verën e ardhshme në SHBA do të luhet Kupa e Botës për Klube dhe ish-mesfushori i Juventusit kërkon që ky të jetë turneu i tij i fundit.

Melo ka luajtur për shumë klube të njohura si Juventus, Inter, Galatasaray dhe shquhej për lojën e tij të fortë me përplasje të shumta në mesfushë. Jashtë saj ai shpeshherë bënte “deklarata të zjarrta” dhe krijonte polemika.

Kohët e fundit, lojtari ishte rikthyer në vendin e tij të origjinës me synim për të mbyllur karrierën e tij tek klubi i fëmijërisë, Fluminense.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga