Massanga Matondo
Massanga Matondo është kthyer përsëri në qendër të merkatos. Ish-mesfushori lider i Partizanit, me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos dimërore nga Hatayspor, ekip që militon në Ligën e Parë turke.
Megjithatë, pritet që 26-vjeçari nga Kongo të vazhdojë karrierën në Turqi.
Dy ekipet e Superligës turke, Genclerbirligi Ankara dhe Kayserispor e pëlqejnë shumë mesfushorin, teksa gjithçka mbetet në dorën e këtij të fundit. Vlen të përmendet që të dy ekipet po luftojnë për mbijetesë në Superligën turke.
Përsa i përket Matondos, ai u largua nga Partizani në gusht të vitit 2023. Ai u shit nga të kuqtë për plot 600 mijë euro.
Poll
