Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I papërsëritshëm, Leo Messi vendos rekord të ri botëror bashkë me Argjentinën

Shkruar nga NEWSPORT
I papërsëritshëm, Leo Messi vendos rekord të ri botëror
Leo Messi

Leo Messi është një fenomen që vështirë të përsëritet, ndërsa vazhdon akoma të luajë futboll. Dhe pse në moshën 37-vjeçare, Messi kujdeset që koleksioni i trofeve të shtohet.

Kështu pasi Argjentina fitoi “Copa America”, Messi numëron 45 trofe në karrierë. Askush nuk është si ai. Dani Alves e ndjek me 43 trofe, teksa egjiptiani Hossam Ashour e ka mbyllur në kuotën e 39 trofeve.

Argjentina po ashtu vendosi rekord me fitoren 1-0 në finale kundër Kolumbisë. Kombëtarja “albiceleste” numëron 16 “Copa America” si askush tjetër. Uruguai ndjek me 15 trofe.

Një epokë e artë kjo e 3 viteve të fundit për Argjentinën. Kupa e Botës që u fitua në Katar rreth 2 vite më parë ishte kulmi deri tani, ndërsa cikli nuk është mbyllur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga