Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I ka humbur reflekset në mesfushën e Interit, klubi i Superligës nis operacionin për “regjisorin” e italianëve

Shkruar nga NEWSPORT
I ka humbur reflekset në mesfushën e Interit, klubi i Superligës
Asllani dhe Calhanoglu

Ekipi i Interit është i fokosuar totalisht te Botërori i Klubeve, aty ku barazimi i ndeshjes së parë ka “trazuar ujërat”. Në “orbitën” e gjigantëve të Galatasaray është ylli i mesfushës së zikaltërve, fjala është për Hakan Calhanoglu. Por kjo nuk është e gjitha.

Ky nuk është një interesim në trajtën e një “hipoteze”, ama konkret. Sipas informacioneve të “Corriere dello Sport”, klubit nga Stambolli i ka propozuar 15 milionë euro për Calhanoglu. Megjithatë, pretendimet e Interit janë në “piedestalë”, e përkthyer me kërkesën prej 40 milionë euro. Pritet që oferta e Galatasaray të përmirësohet në vijim, ama vështirë të shkojë në pragun e kërkuar nga zikaltërit.

Mediat turke theksojnë se do të jetë dëshira e Calhanoglu ajo që do të jetë vendimtare në këtë operacion. Duhet thënë se Hakan nuk i ka më reflekset te ekipi nga Milano, madje ai është kritikuar në masë nga analistët për rendimentin e ulët, aty ku shembulli më i qartë ishte finalja e humbur në Champions ndaj PSG-së.        

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga