
Harry Kane ka folur në prag të ndeshjes Angli – Shqipëri. Bomberi që po kalon një super sezon me Bayern Munich thekson se përballë Kombëtares shqiptare do të jetë tepër e vështirë, por sipas tij skuadra e “3 luanëve”, mund t’ja dalë.
“Nuk dua të zbuloj formacionin ose detaje. Por kemi folur shumë për presingun kur humbim topin. Sidomos sulmuesit, ata kanë përgjegjësinë që të përpiqen ta marrin sërish sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të përpiqemi të ndërtojmë sa më shumë, ta kemi topin sa më shumë në zotërim.
Dhe në fund, të krijojmë shumë shanse. Kemi shumë lojtarë në formë të mirë. Mbrëmjen e nesërme do të jetë në dorën tonë për ta emocionuar turmën në “Wembley”. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se të gjithë janë të emocionuar për të hyrë në stadium dhe për të treguar se mund t’ja dalim”, tha Harry Kane.
Kujtojmë se ndeshja Angli – Shqipëri do të zhvillohet nesër, të premten e 21 marsit. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës, nis në orën 20:45.