
Sot në darkë në Paris të gjithë “yjet” do të mblidhen në një mbrëmje gala. “Topi i Artë: do të ndajë verdiktet e një viti plot punë, sfida, lodhje e sakrifica. Më të mirët do të shpërblehen për atë çka dhanë në fushën e blertë.
Lamine Yamal është një talent botëror që po shkëlqen e në të ardhmen mund të jetë një nga ta fitues vetë personalisht. Mirëpo, sot misioni i tij është të mbështesë shokun e ekipit kombëtar, rodrin. Spanjolli i Cityt me shumë mundësi do të fitojë çmimin prestigjoz dhe nuk mund të mungonteë në një mbrëmje kaq të veçantë kolegu i tij me të cilin :pushtuan” Europën.
Në avion lojtari i katalanasve ka pozuar me të atin, ndërkohë është venë re prania edhe e agjentit portugez Jorge Mendes, që është dhe agjenti i sulmuesit. Agjenti i CR& po ashtu do të jetë spektator në kryeqyetin francez që sot nga qyteti i dashurisë kthehet në qytetin e sportit për një natë polt surpriza e trofe.