Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Shkëlqeu me DOPIETË dhe u shpërblye për paraqitjen, sulmuesi bën SYLVINHON të “pendohet” për mosgrumbullimin

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Shkëlqeu me DOPIETË dhe u shpërblye për paraqitjen,
Taulant Seferi

Taulant Seferi ka shkëlqyer në Turqi në sfidën që Bodrum zhvilloi ndaj Istanbulspor AS. Takim ky që përfundoi 5-0 për skuadrën e Seferit në shtëpi.

Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonist me dopietë për të tijtë. Falë paraqitjes pozitive dhe spektakolare në Ligën e parë turne është shpërblyer.

28-vjeçari është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 13-të të kampionatit. Nga “Soffascore” është vlerësuar gjithashtu me notën 9.4, ku vetëm 1 futbollist tjetër ka marrë notën më të lartë.

Kujtojmë se Seferi nuk është grumbulluar nga Sylvinho për të disatën herë, por “sigurt” që me paraqitjen e tij ka bërë që Syllvinho të “pendohet”. Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Andorrës dhe Anglinë, takime të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.  

FOTO/ Shkëlqeu me DOPIETË dhe u shpërblye për paraqitjen,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu