Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran.
Baseli triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Winterthur, teksa derbi mes Zurich dhe Young Boys përfundoi pa fitues 0-0. Lugano triumfoi në shtëpi 2-0 ndaj Yverdon dhe me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Luzernit dhe Grasshopper 2-0 në të mirë të vendasve.
Lausanne triumfoi 1-0 ndaj Servettes, ndërsa sfida mes St Gallen dhe Sion përfundoi baras 1-1. E në formacionin e javës në Superligë e Zvicrës kanë zënë vend tre futbollistë shqiptarë.
Qendërmbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu është në qendër të mbrojtjes, teksa në mesfushë janë Bastien Toma dhe Xherdan Shaqiri.
Poll