
Paris Saint-Germain
Paris Saint-Germain do të përballet me Aston Villën në çerekfinale të Champions League. Përballja e parë do të luhet më datë 9 prill, ndërsa sfida e kthimit më datë 15.
Fakti interesant është se ekipi parisien në kalendar ka një ndeshje mes këtyre dy datave. Më datë 13 prill, ishte programuar të zhvillohej sfida në transfertë ndaj Nantes për javën e 29-të të Ligue 1.
Federata Franceze e Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje do të zhvendoset nga data 13 prill më datë 22, për të përgatitur më mirë ekipin kryeqytetas për ndeshjet e Champions League.
Poll