Talenti Christ Inao Oulai po zhvillon sezon fantastik te ekipi i Trabzonspor në Superligën turke. Edhe pse u afrua vetëm në verë te klubi nga qyteti i Trabzonit, mesfushori afrikan po bën shumë mirë nën urdhërat e trajnerit Fatih Tekke.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë po jep kontribut të rëndësishëm jo vetëm në shpërndarjen e lojës, por edhe me asiste e gola, duke marrë rol thelbësor në lidhjen mes fazave. Rendimenti i lartë i prezantuar nga 20-vjeçari nuk ka kaluar në “heshtje” nga gjigantët evropian.
Sipas mediumit “aspor”, Chelsea dhe Tottenham janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mesfushorit qendror. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i Christ Inao Oulai, vlen 17 milionë euro, ndërsa pretendimet e drejtuesëve të Trabzonspor shkojnë më lart.
Buxheti i Chelsea dhe Tottenham janë të “bollshme”, çka do të thotë se nuk e kanë problem aspektin financiar. Nëse vjen oferta e duhur, Trabzonspor është i gatshëm të heq dorë nga talenti afrikan, të cilin e transferuan vetëm në verën e vitit 2025-të nga Bastia e Francës për 5.50 milionë euro. Organizatori Inao Oulai luan me të njëjtin ekip me sulmuesin e Shqipërisë Ernest Muçi.
View this post on Instagram
