
Sherif Kallaku nuk do të rikthehet në Superiore. Në këtë mënyrë marrin fund aludimet për të ardhmen e tij.
“Neësport.al” ka mësuar EKSKLUZIVISHT se ish-mesfushori i Tiranës do të vazhdojë karrierën në Rumani te skuadra e Sepsit OSK. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për rinovimin e kontratës.
Zgjatja e kontratës është bërë për 2 vite dhe në këtë mënyrë ish-i i Partizanit do të mbetet pjesë e Superligës rumune. 26-vjeçari në këtë sezpm me skuadrën rumune ka luajtur në 30 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste.
Në këtë mënyrë Kallaku, pavarsisht zërave që e lidhnin me një rikthim në Superiore, ka vendosur të mos bëjë kthim prapa dhe të vazhdojë karrierën në Rumani. 26-vjeçari te Sepsi OSK u transferua gjatë merkatos së verës së kaluar dhe që në vitin e parë të tij ka arritur të bindë drejtuesit që ta mbajnë në ekip dhe të zgjasim kontratën mes tyre.