Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E TRISHTË/ Futbolli në zi, aksidenti tragjik i merr jetën ish-mesfushorit të Kroacisë

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Futbolli në zi, aksidenti tragjik i merr jetën
Nikolla Pokrivac

Futbolli kroat ditën e sotme është në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare ish-lojtari i Kroacisë.

Nikolla Pokrivac ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë shumë trishtim. Kroati humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, teksa nuk ia doli dot të jetonte.  Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje në Karlovac, në qendër të Kroacisë.

Ish-mesfushori ishte një karrierë të spikatur, duke luajtur për ekipe si Dinamo Zagreb, AS Monaco dhe Red Bull Salzburg. Në vitin 2015, ai u diagnostikua me limfomën Hodgkin, një sëmundje që e detyroi të largohej nga futbolli profesionist.

Megjithatë, ai nuk hoqi dorë nga pasioni i tij dhe në vitin 2021 u rikthye në futbollin amator, duke iu bashkuar skuadrës NK Vojnic verën e kaluar. Pokrivac ndodhej në një automjet së bashku me tre bashkëlojtarë të tij nga NK Vojnic, kur u përfshinë në një përplasje me katër makina, ku viktimë mbeti edhe një 42-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga