Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E pazakontë në klubin e shqiptarëve, “vjedhin” fanellat e Barcelonës dhe dalin në fushë me to

Shkruar nga NEWSPORT
E pazakontë në klubin e shqiptarëve, “vjedhin”
Rajmond Laski

YF Juventusi është një skuadër e cila militon në Kategorinë e Katërt të kampionatit zviceran. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur nga këta të fundit në sfidën përballë Baden, të cilën e fituan me shifrat 2-1.

Në takimin e zhvilluar para 4 ditëve, YF Juventusi ka dalë në fushë me fanellat e treta të Barcelonës të sezonit 2022/23. Skuadra e themeluar në Zyrih fshehu sponsorin dhe logon e katalanasve.

Interesantja e këtij klubi është se shumica prej lojtarëve janë shqiptarë. Kapiteni i YF Juventusit quhet Rajmond Laski, ndërsa shqiptarët e tjerë që luajnë për këtë ekip janë Granit Lekaj, Irman Bunjaku, Arlind Dakaj, Zenel Hasani, Mërgim Brahimi, Leonardo Uka dhe Albion Avdijaj.

E pazakontë në klubin e shqiptarëve, “vjedhin”
 
E pazakontë në klubin e shqiptarëve, “vjedhin”
 

 

Poll

Lexo gjithashtu