Mesfushori me origjinë shqiptar Granit Xhaka është një nga figurat kryesore në kombëtaren e Zvicrës. Helvetët do të përballen me Suedinë në 15 nënëtor dhe 3 ditë më vonë ndaj Kosovës për kualifikueset e “Botërorit 2026”, Grupi B.
Gjatë stërvitjes me përfaqësuesen, Xhaka është pyetur nga gazetari vendas shkurtimisht, teksa kryefjala kishte të bënte me gjuhët që 33-vjeçari flet:
“Flas vetëm gjermanishten e Zvicrës dhe kjo është e mjaftueshme”. Edhe pse mund të duket gati e pabesueshme, Granit Xhaka me këtë deklaratë refuzon hapur se flet gjuhën shqipe.
Në Botërorin e 2018, u luajt ndeshja Serbi – Zvicër në grupe, e mbyllur 1 – 1. Xhaka e Shaqiri festuan golin e fitores me simbolin identifikues të shqiptarëve, shqiponjën. Kjo “skenë” u “lexua” se ata nuk i kishin harruar “rrënjët” e tyre.
