
Edhe pse erdhi me bujë te Interi në verën e vitit 2023 për 31.4 milionë euro nga Bayern Munich, Benjamin Pavard nuk është me “i preferuar” në Milano. Madje, sipas raportimeve të fundit nga “Footmercato”, bëhet e ditur se mbrojtësi francez ka arritur akord me klubin e Galatasaray.
As ekipi zikaltër nuk ka qendruar në “prapavijë”. Ata janë në bisedime të avancuara me gjigantët e Superligës turke. Nuk bëhen të ditura termat financiar, pra se sa është oferta e paraqitur nga turqit apo paga e Pavard.
Në ketë merkato verore, ekipi nga Stambolli është përforcuar me emra cilësor në merkato si Victor Osimhen, Leroy Sane, apo Ismail Jakobs, duke u kthyer konkurres jo vetëm në ligën vendase, por edhe në kompeticionet europiane.