Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAPRITUR/ Do të ketë ndeshjen e fundit me Kombëtaren, trajneri njofton largimin nga Gjermania

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Do të ketë ndeshjen e fundit me Kombëtaren, trajneri
Sandro Wagner - Julian Nagelsmann

Një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania. Krahu i djathtë i Julian Nagelsmann, Sandro Wagner do të largohet nga Gjermania. Ndihmësi do t’i japë fund aventurës së tij te kombëtarja gjermane, pas finales së raundit të 4-të të Nations League, teksa dëshiron një tjetër aventurë në karrierën e tij.

Wanger i cili është pjesë e Gjermanisë prej vitit 2023 ka nisur kursin e 71-të të Licencës së Federatës Gjermane të Futbollit, i cili përfaqëson nivelin më të lartë të kualifikimit të trajnerit në vend. 37-vjeçari dëshiron që të jetë trajner i parë dhe në këtë mënyrë kërkon aventura të reja.

Gjermani ka theksuar se të ishte një ndihmës trajner dhe të kontribuonte për Kombëtaren për të ka qenë një nder i madh. Ndër të tjera ka nënvizuar se Kampionati Europian i zhvillur në shtëpi ëpr të do të mbetet një nga momentet e tij të paharrueshme.

“Puna si ndihmës trajner i kombëtares gjermane ishte dhe vazhdon të jetë një nder i madh për mua. Do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë mundësi dhe jam krenar për atë që kemi arritur me një ekip fantastik. Veçanërisht, Kampionatin Evropian në shtëpi do të mbetet një eksperiencë e paharrueshme për mua. Por tani unë dua të bëhem trajner i parë. Fillova kursin në janar, kjo përgjegjësi është rritur gjithnjë e më shumë. Në në bisedë me stafin vendosëm të ndajmë rrugën dhe unë jam mirënjohës për mirëkuptimin e tyre”, ka deklaruar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga