
Jordi Alba ditën e djeshme njoftoi se ka vemdosur të pensiohohet nga futbolli. Lamtumira e tij emocionoi të gjithë, ndërsa mbylli kështu një kapitul të lavdishëm, ku dhuro spektakël për më shumë se 1 dekadë.
Në fushën e lojës për vite kaloi momente të paharrueshme me Lionel Messin. Pikërisht ky i fundit ka reaguar dhe i ka dërguar një mesazh mjaft emocionues dhe prekës shokut të tij pas këtij vendimi.
“Pleshti” e falenderon Alban për të gjithë kohën që kanë kalur bashkë, ndërsa për Messin është e pabesueshme të shikojë në të mjatë dhe të mos gjejë ish-mbrojtësin aty. Ndër të tjera i shkruan se kush do t’ia pasojë tani topin.
“Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Pas gjithçkaje që kemi përjetuar bashkë, do të jetë e çuditshme të shikoj në të majtë dhe të mos të shoh aty... është e pabesueshme sa shumë asistime më ke dhënë ndër vite... kush do ma pasojë topin tani?”, shkroi Messi nën postimin e Albas.
Siç dihet Messi dhe Alba prej disa vitesh kanë qenë protagonist me fanellën e Barcelonës në Spanjë, ku saktësisht kanë luajtur së bashku nga 2012 – 2021, ndërsa në vitin 2023 u ribashkuan sërish te Inter Miami.
