
Khvicha Kvaratskhelia
Tashmë është gjithçka e kryer, Kvicha Kvaratskhelia do të largohet përfundimisht nga Napoli. Sulmuesi gjeorgjian do ta vazhdojë karrierën e tij tek Paris Saint-Germain.
Këtë e ka konfirmuar dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Siç raporton dhe gazetari italian, kampionët e Francës do të paguajnë në arkat e klubit napolitan plot 70 milionë euro për shërbimet e gjeorgjianit.
Kontrata që do të firmosë Kvaratskhelia me PSG do të jetë 5-vjeçare. Në vitin 2022 Napoli e transferoi nga Dinamo Batumi për shifrën e 13.3 milionë euro, ndërsa do të dalë i fituar nga operacioni me francezët me një shumë gati 57 milionë euro.
Poll