
Gennaro Gattuso mund të jetë trajneri i ri i Italisë. Ish-trajneri i Milan mësohet se është takuar me Gigi Buffon ku kanë folur për mundësinë e drejtimit të Kombëtares, ndërsa menjëherë më pas Gattuso ka patur një tjetër takim me presidentin e Federatës, Gabriele Gravina.
Tashmë diçka të tillë e ka konfirmuar edhe pjesëtari i stafit të Italisë, Gianluigi Buffon. Ky i fundit ka theksuar se kanë bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme.
“Presidenti dhe Federata patën ditë mjaft të ngarkuara, plot me momente të ndryshme. Mendoj se në fund morëm vendimin më të mirë të mundshëm”, ka theksuar ish-gardiani i portës. Kështu Gattuso do të zëvendësojë Luciano Spallettin, i cili u shkarkuar nga “Azzurrët” pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë.