
Martin Odegaard u dëmtua gjatë një dueli me Christoph Baumgartner në sfidën që Norvegjia fito 2-1 ndaj Austrisë. Gjatë një dyluftimi me Boumgartner, Odegaard ra keq në tokë, duke ndryshur kyçine këmbës.
Tashmë lojtari austriak, i cili luan me Leipzig në Bundesligë ka bërë nëj postim në rrjetet sociale. Austriaku i ka kërkuar falje publike kapitenit të Arsenal, ndërsa ka shkruar se nuk ka qenë aspak qëllimi itij ta dëmtojë. Ndër të tjera i uron shërim të shpejtë dhe të qëndrojë i fortë.
“Përshëndetje djema! Unë do të doja t’i kërkoja sinqerisht falje Martin Odegaard. Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im për të lënduar këtë lojtar fantastik. I uroj gjithë të mirat dhe një shërim të shpejtë! Kthehu më i forte”, ka shkruar Baumgartner në “Insta-Story” .
