Dragan Stojkovic
Dragan Stojkovic u shkarkua në muajin tetor, menjëherë pas humbjes së Serbisë me shifrat 0-1 përballë Shqipërisë. Kujtojmë që goli i Rey Manajt vendosi atë sfidë dhe të ardhmen e trajnerit.
Ndërkohë që së fundmi po flitet që Stojkovic do t’i japë fund papunësisë. Me shumë mundësi, ai do të marrë drejtimin e Rubin Kazan në Rusi, pasi këta të fundit shkarkuan Rashid Rahimov.
Kështu, trajneri serb do të kishte nën urdhrat e tij edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun. Kujtojmë se se Daku është lojtari kryesor i skuadrës ruse.
Poll

