Trendi i futbollistëve që blejnë klube në Europë po vazhdon kohëve të fundit, kjo pasi së fundmi edhe Leo Messi shumë shpejt do të marrë statusin e "pronarit" në Spanjë.
Bëhet fjalë për UE Cornellan, skuadër e cila militon në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, e ku "pleshti" është i gatshëm të marrë përsipër një investim të rëndësishëm përtej fushave të blerta. Siç shkruan dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Messi do të ketë të drejta të plota, pasi mësohet se sulmuesi i Inter Miamit ka blerë 100% të aksioneve.
Më herët, edhe rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo surprizoi jo pak tifozët e tij me vendimin për të marrë 25% të aksioneve të Al Almerian dy muaj më parë, skuadër e cila ndodhet në kategorinë e dytë.
Po ashtu, edhe Sergio Ramos është në bisedime e sipër për të blerë gjigantin spanjoll, Sevillan. Ish-mbrojtësi i cili ka luajtur në një skuadër me Ronaldon dhe Messin te Reali dhe Paris Saint-Germain, ka shfaqur vendosmërinë e tij për t'u bërë aksioner tek klubi luzitan që ndodhet në pozita të vështira në klasifikim.
View this post on Instagram

