Neymar dhe Lionel Messi mund të jenë sërish shokë skuadre.
Lajmi i bujshëm mbërrinë nga mediat argjentinase. Këto të fundit konfirmojnë se braziliani ka arritur akordin verbal për të firmosur me Inter Miami. Kalimi në MLS nuk shihet aspak i pamundur duke parë edhe afërsinë e miqësinë e tij me Messin, gjithsesi, ajo që mund ta pengojnë mund të jetë paga.
Megjithatë, prezenca e Messit mund ta detyrojë të ul edhe pretendimet. Kampioni argjentinas u bashkua me klubin amerikan që nga 15 korriku 2023 dhe në hapësirën e një viti ka marrë një pjesë të epokës së Barcelonës me Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Luis Suarez.
32-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2030. Braziliani aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për thuajse një vit.