
Mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të startojë ceremonia e “Topit të Artë”. Çmimi prestigjioz për më të mirin e sezonit të shkuar, do të jepet mbrëmjen e sotme ku pretendentët kryesorë deri në këto momente janë Rodri dhe Vinicius JR.
Megjithatë, ky i fundit duket se e ka kuptuar që nuk do të jetë fitues i këtij çmimi. Presidenti i Real Madrid dhe i gjithë klubi spanjoll kanë vendosur që të mos udhëtojnë drejt Parisit, aty ku do të mbahet dhe kjo ceremoni. Duket se te “Los Blancos” e kanë kuptuar që Vini Jr nuk do të jetë fituesi dhe për këtë kanë vendosur të dezertojnë.
Sipas mediave të huaja, Rodri është favoriti kryesor në këto momente. Mesfushori i Manchester City-t zhvilloi një sezon fantastik, ku “qershia mbi tortë” ishte fitimi i Euro 2024 me përfaqësuesen e Spanjës.